HomeKRYESORENga Lorela Sinani/ Përtej 90 minutave...

Nga Lorela Sinani/ Përtej 90 minutave…

Mes kujtimeve të hershme gjendet një video e thjeshtë: dy vajza të vogla, perballe televizorit që transmetonte një ndeshje. Në fushë ishte ai – babai. Sytë e fëmijëve shkëlqenin, dhe thirrja “goool” shpërthente pa kuptuar plotesisht çfarë po ndodhte.

Sigurisht gë femijët nuk i njihnin emrat e lojtarëve, nuk kuptonin rezultatin, por emocionet e stadiumit dhe ndjenjën e krenarisë arrinin ti ndjenin fuqishëm dhe qartë.


Për dy vajzuket shpesh herë konceptet ngatërroheshin : Babai dhe futbolli, futbolli dhe babai – babi dhe vllaznia apo vllaznia është babi… tani e kuptoj se ngatërresa vinte sepse këto tre simbole shkriheshin aq pastërtisht te njëri- tjetri sa veshtire të kuptohej ku mbaronte njëri e ku fillonte tjetri

Asnjëherë nuk e kemi ndarë imazhin e babait tonë nga futbolli dhe kjo gjë na ka lindur ne mënyrë natyrale, pa sforcime. Për shumë njerëz, eshtë thjesht një lojë. Për disa të tjerë, nje profesion. Por për babin tonë, futbolli eshtë shumë më tepër: eshtë ritmi i jetës se tij, mënyra se si lëviz, mendon, flet, dhe ekziston. Shumë perpara se te kuptonim rregullat apo rolet në fushë, kuptuam një të vërtetë të thjeshtë – futbolli ishte pjesë e pandare e tij, dhe kështu per rrjedhojë edhe pjesë e pandarë e jetës sonë.


Të rritesh me një baba futbollist do të thotë të kuptosh që futbolli nuk luhet vetëm në stadium. Ai eshtë i pranishëm në çdo cep të shtëpisë, në çdo mëngjes dhe mbrëmje, në çdo bisedë dhe këshille. Eshtë në mënyrën si ai të shpjegon jetën përmes një faulli apo një goli të vonuar. Eshtë në shprehjen e tij kur thotë me bindje: “Jeta eshte si futbolli”. Për të, futbolli është jeta.


Kur fiton Vllaznia, shtëpia mbushet me dritë dhe gezim, si nj®️ festë që lind natyrshëm në zemrat tona. Kur humb, në shtëpi mbizoteron heshtja, dhe ne mesojme ta kuptojme kete ritem, pa pasur nevojë për fjalë, cdo gje na lind natyrshëm, pa sforcime.


Më kujtohet nje fundviti, në ditët kur duhet të festohej ardhja e Viti të Ri, një humbje e Vllaznisë ishte arsyeja e një festimi të jo aq gazmor sic ndodhte cdo vit. Ishim femijë dhe nuk e kuptonim. Sot, e dimë që për babin tonë – dhe për ne – një ndeshje eshtë shumë më tepër sesa 90 minuta.


Në mesin e tifozëve, një flamur valëvitet me krenari, perfaqesues i një pasioni te trashëguar. Nje fushë e gjelbër ka genë deshmitare e perpjekjeve dhe sakrificave të tij ndeshje pas ndeshjeje. Ky pasion eshtë bërë pjesë e pandashme e familjes, nje fryme qe nuk shuhet kurrë.


Mësimi që kemi marrë dhe marrim nga “heroi ” ynë çdo ditë është i qartë: kur pasioni dhe puna bashkohen, krijohet diçka e përhershme. Edhe kur jeta merr drejtime të ndryshme, një gjë mbetet e pandryshuar – lidhja e fortë me futbollin, me atë lojë që bashkon zemra e mbjell endrra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments