I vetëm në Letoni, por me zemrën plot pasion. Tuti Rrahmani krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e mbështetur Vllazninë me zemër e me zë — si një tribun i vërtetë, edhe pa tribunë rreth vetes.
Ai nuk shkoi atje për t’u dukur. Shkoi sepse e ndjen, sepse e do, sepse e jeton Vllazninë.
Tutit nuk i duhej as grup, as flamur i madh, as koreografi. Zemra e tij ishte flamuri. Zëri i tij ishte jehona që mungonte. Prania e tij ishte sfida që na bëri të gjithëve me turp e me mall.
Na tregoi se dashuria për skuadrën nuk pret organizim, nuk varet nga të tjerët.
Na tregoi se ta duash Vllazninë është qytetari, është besnikëri, është krenari.
“Na shkodrant, futbollin e kena besim. E Vllazninë – dashti!”
Tuti na sfidoi. Dashnisht dhe qytetarisht.