HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë “armë” plus për Brdariç ndaj Teutës, sulmuesi gati të ripërsërisë veten

Një “armë” plus për Brdariç ndaj Teutës, sulmuesi gati të ripërsërisë veten

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do presë Teutën në javën e 14-të të Superiores. Shkodranët që vijnë pas 4 rezultatesh pozitive rradhazi, nuk duan të ndalen dhe të vijojnë në këtë ecuri. Ku përballë publikut të tyre ditën e shtunë në orën 17:00, do kërkojnë maksimumin përballë durrsakëve.

Një futbollist që është kthyer para pak javësh për Vllazninë është Ildi Gruda. Sulmuesi ka lënë pas një dëmtim disa mujor për tu kthyer nën urdhërat e Brdariç. Pavarësisht se sulmuesi po angazhohet pak nga pak duke marrë minutat gradualisht. Megjithatë ai e ka gjetur golin e parë sezonal në fitoren 3-4 ndaj Tiranës, vetëm pas pak sekondash që ishte hedhur në fushë.

Por 24-vjeçari patjetër është një “armë” e fortë për Vllazninë. Duke qenë se ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës sezonin e shkuar md 8 gola. E ndaj Teutës pritet të ketë më shumë minuta për të. Ku në ndeshjet ndaj durrsakëve numri 7-të “ndez” gjithmonë. Dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.

Shkodrani i ka shënuar në dy raste ish-skuadrës së tij sezonin e shkuar. Kjo në fitoret 2-1 të Vllaznisë në javën e 23-të dhe po ashtu në fitoren 0-1 të kuqebluve në javën e 14-të të edicionit të shkuar.

Duke treguar kështu se Teuta është “preja” e preferurar e patjetër në kampin shkodran shpresojnë që Gruda të jetë në formën e duhur edhe kësaj rradhe e pse jo të gjejë rrjetën ndaj bregdetarëve./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments