Ne kampin dinamovit ende vazhdon te jete prezent zemerimi me arbitrin e ndeshjes se mbremshme ndaj Vllaznise, Eldorian Hamitin. Trajneri Daja, drejtori Barushi, presidenti Bardhi dhe gjithe te tjeret kane share, bertitur e kritikuar pafund arbitrin lezhjanv ne fund te takimit duke e konsideruar ate fajtor per eliminimin e Dinamos me ate humbje 1-2.
Por krejt ndryshe mendon nje ish- dinamovit, nje futbollist qe eshte shpallur kampion me te- Redi Jupi. Gjate prononcimit te tij ne “Rubrika Sportive” ai eshte shprehur ne kete menyre:
“Mendoj se stafi i Dinamos duhej ta kishte pergatitur me mire kete ndeshje dhe te mos kapen me arbitrin. Ndoshta edhe une ne fillim kisha iluzionet se ai ndikoi ne rezultat, por kur i sheh pamjet me qetesi, del ne nje perfundim tjeter per kete arbiter, per te cilin ne fakt nuk eshte se kam ndonje respekt te veçante.
Ne rastin e pare, ai akordoi menjehere penallti per Dinamon, por kur u sinjalizua nga VAR-i dhe e pa vete ne monitor rastin, ishte dukshem nje vendim i nxituar i tij. Tek penalltia e pare e Vllaznise, ishte e dukshme prekje e topit me dore dhe ajo ishte e rregullt. Tek e dyta, Hamiti nuk e dha penallti, por pas sinjalizimit te VAR-it e akordoi.
Çfare tregojne keto gjera? Une them se arbitri nuk pati tendence ne kete takim. Ai mund te kete gabuar ne nje faull, karton, apo diçka tjeter por keto jane gabime qe nuk ndikojne ne rezultat”.(www.shkodrasport.com)