...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë surprizë pozitive, sulmuesi shkodran 'bind' tek Partizani në këtë fillim sezoni

Një surprizë pozitive, sulmuesi shkodran ‘bind’ tek Partizani në këtë fillim sezoni

Nga Endri ÇINARI

Një futbollist që ka bërë përshtypje në këto dy javë të para të kampionatit shqiptar të edicionit 2025-26 është Nebi Qokthi. Shkodrani i cili aktivizohet tek Partizani, vetëm para dy javësh firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, por është shndërruar menjëherë në protagonist me fanellën e 17 herë kampionëve të vendit. Duke lënë një përshtypje shumë pozitive mes tifozëve, por edhe opinonit të futbollit në vendin tonë.

Qokthi, vetëm 19 vjeç luan si sulmues, por në këto dy javë të para të kampionatit është shikuar të aktivizohet në të djathtë të repartit të avancuar nga ana e trajnerit Mladan Milinkoviç. Me teknikun serb që i ka dhënë besimin e duhur talentit shkodran, besim që është shpërblyer në fushën e lojës. Pavarësisht se ky është vetëm fillimi për sulmuesin, të cilin e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë përpara.

Në dy ndeshjet e para sezonale ku Partizani fitoi 1-0 ndaj Vores dhe barazoi 0-0 ndaj Teutës, Qokthi është prezantuar si titullar në të dy duelet. Ku në takimin debutues kundër Vores qëndroi për 83 minuta në fushën e lojës dhe duke marrë vlerësime për performancën e tij. Po ashtu edhe ndaj Teutës, shkodrani ishte në fushë për 70 minuta, duke iu afruar edhe në dy raste golit të tij të parë në Superiore. Që duke parë performancat e tij duket se nuk do vonojë shumë të vijë.

Sulmuesi është një prodhim i akademisë Vllaznia e teksa në 4 sezonet e fundit është aktivizuar mes Shkëndijës së Tiranës dhe Partizanit. Me këta të fundit të cilët i ofruan edhe mundësinë për të luajtur si profesionist për herë të parë në Superligë. Ku Qokthi mund të jetë një nga zbulimet e këtij sezoni të elitës së futbollit shqiptar.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.