Nga kampionati shqiptar largohet nje tjeter futbollist. Behet fjale per sulmuesin Redon Mihana i cili ne perfundim te sezonit qe shkoi vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Erzenin. Nderkohe nga sot ai ka nisur një aventurë të re në Azerbajxhan, aty ku i është bashkuar ekipit të Kapaz PFK.

Mihana ka firmosur një kontratë 1 vjeçare, por ka edhe opsionin e rinovimit edhe me 1 vit tjetër. Ndërkohë, që ekipi i Kapaz është një skuadër që militon në Premier Leaguen e Azerbjaxhanit, pra në Elitë.

Redon Mihana largohet nga Shqipëria pas 9 vitesh karrierë. 25 vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Laçit, Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe së fundmi Erzenit të Shijakut.