HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVENuk ka 'Champions' për Vllazninë, vajzat shkodrane i japin lamtumirën turneut që...

Nuk ka ‘Champions’ për Vllazninë, vajzat shkodrane i japin lamtumirën turneut që në duelin e parë në shtëpi

Vllaznia në futboll për femra, ka mbyllur shumë shpejt pjesëmarrjen e saj në turet kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Skuadra kampione e Shqipërisë, është mundur në shtëpi nga Dinamo Minsk e Bjellorusisë dhe i ka dhënë lamtumirën turneut.

Shkodranet kishin bërë afrime të shumta gjatë merkatos së verës me futbolliste nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, duke planifikuar një pjesëmarrje të suksesshme në këtë turne për të synuar përsëri fazën në grupe. Por në ndeshjen e sotme ka ndikuar jashtëzakonisht shumë mungesa e Megi Doçit, e skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit të edicionit të kaluar në Champions.

Shorti i minigrupit i vendosi përballe bjelloruseve të cilat treguan menjëherë se ishin një ekip më i fortë, duke dominuar ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” e gjetur avantazhin në fundin e pjesës së parë me Tikhomirova.

Goli i Pilipenko në startin e pjesës së dytë ia bëri shumë më të vështirë Vllaznisë e cila ia doli të shënonte një gol me Bajraktarin në minutën e 88-te. Por ai erdhi shumë vonë për të shqetësuar bjelloruset të cilat administruan avantazhin deri në fund dhe mbyllën ndeshjen me fitoren 2-1 që i çon në finalen e miniturneut përballë Ferencvaroshit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments