Kur kam pas ardhë n’fillim n’Tiranë, (isha sa mosha e djalit tim sot), më tha një fëmijë aty n’lagje: Erdhën Çeçenet. Unë prej nervave e godita me grusht, sepse ashtu si fjala malok, edhe fjala çeçen përdorej për të të ofenduar.
Sot, po shikoj që një çeçen; Islam Dudaev, i ka dhënë Shqipërisë, të paren medalje olimpike, në Histori. Ndërkohe, çuditërisht, shoh edhe shumë komente ofenduese në drejtim të tij, që lidhen me prejardhjen, apo fene e tij.
Ajo që do i thoja, simbolikisht Islam Dudaevit (nese di aq shqip sa të shohë komentet ofenduese në drejtim tij): O Vlla mos e vrit mendjen, ne s’dum njëri tjetrin, jo më me t’dasht ty!
Na mirëkupto, se problemin e kemi me veten, jo me ty.
Përtej të gjithave, Islam, unë jam ndjere shumë mirë që na solle medalje, ndoshta edhe më krenar se çdo na e sillte vetë një shqiptar, sepse në njëfarë mënyre ne na perket përfaqësimi i flamurit tonë, ndérsa ti e zgjodhe me déshire dhe mbi të gjitha na dhe të PARAT MEDALIE OLIMPIKE. FALEMINDERIT!
e.t