HomeKRYESOREOpinion nga Namik Mehmeti/ 'Arratisja' e Edi Martinit...

Opinion nga Namik Mehmeti/ ‘Arratisja’ e Edi Martinit…

5000 spektatoret shkodrane ne stadiumin “Loro Boriçi” e mijera teleshikues ne ekranin televiziv qe ndiqnin ndeshjen inaugurale te kampionatit kombetar 2025-2026 te Superiores ne mes Vllaznise e Egnatias per disa momente vemendjen e kaluan nga fusha e blerte tek “arratisja” e trajnerit Edi Martini drejt tribunes perballe.


Per ato qe mund ta kene pa kete episod filmik pa ditur se çka ka ndodhur, kane menduar per momenti se kamerat po filmojne nje sekuence filmike ku roli i ishte besuar Edi Martinit.


Ecja me vrull, nje ndalese momenti duke hedhur veshtrimin nga fusha e blerte, nje nxitim i momentit te le me kuptue se Martini po mesyn tribunen perballe ku spektatoret jane ngritur te gjithe ne kembe, rojet e sigurise te befasuar per momentin por qe nuk ngurojne ta shoqerojne ne kete start te trajnerit shkodran.


Çdokush si ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” apo perballe ekranit televiziv nuk kishin pare nje inskenim te tille madje as ne stadiumet e Europes.


Po pse Martini e theu kornizen e nje rregulli te pashkruar, kur te gjthe ato futbolliste e trajnere marrin drejtimin nga tuneli apo trajneret edhe ne tribunen qendrore per te komunikuar me lirshem ne stafin e tyre teknik?


Mos ka qene kjo thjeshte per te afruar fatin per nje fitore ndaj rivaleve te tij, per te harruar zhgenjimin e asaj finaleje per titullin kampion? Kerkush nuk e mori vesh pse Martini pas atij kartoni te kuq e golit te pare te Gurishtes gjeti strehe ne tribunen e rrahur nga dielli e shterngatat e shiut, kur dhe kolegu i tij me i afert- Sinani ne intervisten qe dha pas fitores 2-0 te cilen e garantoi goli Bajramit kur u pyet per arratisjen e Edit tha qe do ta pyes sapo te takohem.


Te tilla veprime si ajo e Edi Martinit do te kujtohen nga sportdashesit e perseriten edhe nge ekranet televizive. Une do te thoja se ai veprim i Martinit i dha kurajon per kete fitore te merituar Vllaznise.
NAMIK MEHMETI FIRENZE
24.08.2025

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments