Keshtu ka qarkulluar kjo shprehje kur numri 7 preferohej nga ata qe vinin baste apo provonin fatin me lojen e letrave. Por numri 7 edhe nga futbollistet eshte perzgjedhur si nje numer qe sjell fat.


Vllaznia u takue ne gjysmefinale me Dinamon e Tiranes sipas shortit qe u hodh nje jave me pare per t’i dhene fjalen Final4 qe u lakue prej mese 36 javeve te kampionatit kombetar te futbollit per sezonin 2024-25. Dhe shorti ishte kapricioz ku ne mes dy skuadrave te kryeqytetit Dinamo apo Partizani, i vuri Vllaznise perballe Dinamon.


Gjashte here keto dy skuadra u vunee perballe ne sezonin futbollistik qe sapo mbyllet, kater here per Superioren dhe dy here per Kupen e Shqiperisë, duke afruar ndeshje te kenaqshme me nivel me gola por edhe pse jo me zhgenjime per dy ekipet e trajneret e tyre. Bilanci ne gjashte ndeshje eshte 1 fitore Vllaznia, 3 fitore Dinamo dhe 2 barazime. Totali 6 ndeshje me goleverazh te barabarte 9-9.


Ballafaqimi per here te shtate bente te pavlefshem bilancin e mesiperm ku Vllaznia edhe pse luante ne Tirane, stadiumin kombetar, pra larg spektatoreve te saj kerkonte te thyente “mitin” dinamovit qe ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise me ate kuakifikim per ne finale e se fundi me kurorezimin e fitores se Kupes pas 22 viteve, Dinamo kerkonte te ishte dhe finaliste per “Final 4”.


Vllaznia nga ana tjeter ishte e motivuar per te lare hesapet njehere e mire pikerisht ne Final 4. Dhe ne mes entuziasmit te spektatoreve te saj Vllaznia tejkaloi fatin qe sjell numri 7, kjo fale nje performance te shkelqyer qe ne pjesen e pare duke patur nje timonier prej nje brumi europian si 34 vjeçari Balaj i cili se bashku me shoket dhe stafin drejtues e teknik ka marre persiper t’i shlyej nje borxh te vonuar klubit elitar Vllaznia, sportdasheseve e gjithe qytetareve shkodran.

Aq me teper kur skuadra shkodrane qe me ardhjen ne krye te presidentit z. Xhaferi ka pas shpatullat e ngrohta, qe me finalizimin e merkatove cilesore, ne dhenien e premiove e duke afruar nje staf teknik me shume aftesi profesionale. Mbetet gjithçka per t’u be realitet me 12 maj ne finalen Vllaznia – Egnatia. Shohim a do te vazhdoje magjija e numrit 7?
NAMIK MEHMETI
FIRENZE