Pasi Shqiperia, si e gjithe Europa kishte ulur siparin e aktiviteve sportive duke prezantuar ekipet kampione, fituesit e Kupave, sporti do te hapte nje faqe tjeter ne kontinentin plak, Europen dhe me pas nje tjeter faqe e permasave boterore ne Azi.
Pra eshte fjala per Kampionatin Europian te Futbollit 2020 dhe Lojerat olimpike “Tokio 2020”, por te zhvillueara nje vit me vone, per nje force madhore, siç ishte pandemia COVID-19. Keto nderprerje te ketyre eventeve boterore kishin ndodhur vetem ne lufterat boterore.
Sigurisht kjo vere me shume vape ku njerezit e mbare globit kishin marre drejtimin drejt deterave e alpeve, nuk do te minizonte interesimin per ndekjen me shume interese te ndeshjeve e garave ne ekranet televizive, pasi prezenca ne shkallet e stadiumeve, pishinave, pallateve te sportit, etj, ishte reduktuar ne minumum per shkak te rregulloreve per mbrojtjen nga COVID-19.
Padyshim qe Europiani I Futbollit zhvillohej ne disa shtete te kontinentit (model ky qe nuk gjeti mbeshtje per vazhdimesi), dy kryeqytete moren vemendjen me te madhe, Roma me zyrtarizimin e nisjes se aktivitetit dhe Londra me finalizimin e Mbretereshes per 2020.
Italia ndonese nuk parashikohej nga bastet si favorite per te fituar Kupen,me nje pregatitje e organizim te persosur nga trajneri Mançini dhe Federata me ne krye Brovinen, per momentin kaluan çdo parashikim.
Por ne kete takim te rastit me trajnerin Mançini kur pregatitej nje vit me pare per kete event, mu pat shprehur se Italia ka talente me te ardhme dhe kjo me angazhon t’i sjell italianeve lavdine e futbollit te tyre qe u vue ne pikepyetje pas deshtimit te Boterorit te vitit 2018.
Dhe nuk eshte larg Katari i vitit 2022 qe djemte e Mançinit te realizojne nje ender tjeter. Ndersa hynte gushti me dite me te njeten vape, bota sportive mbajti syte nga Tokio ku nje ceremoni madheshtoree pjesmarrjen e 206 shteteve dhe 11656 ne mes tyre dhe delegacioni olimpik shqiptar, I cili ne ceremonien e organizuar nga Kryeministri Rama ne prag te udhetimit, me gjithe bekimin qe i dha 9 sportisteve shqiptare, duke I dhene pergezim zgjedhjes se nje figure pa asnje merite sportive, te Fidel Yllit si Presdent I KOSH, Shqiperia si ne te gjtha deshtimet saj ne ballafaqimet nderkombetare, edhe ne Tokio nuk arriti te merrte nje medalje, per te hyre ne histori.
E arriti suksesin Kosova, pasi nuk dergoi sportiste te panjohur, Iu perkushtue nje sporti, xhudos ku kishte kishte bere emer ne rang boteror me Majlinda Kelmendin. Dhe nuk ishte rastesi qe seleksionoi dy medalje ari me Krasniqin e Gjakoven, duke mos u hallakatur shume me perfaqsimin ne Tokio me sportiste turistik, siç beri KOKSH duke derguar sportiste amatore.
KOKSH, emri I te cilit lakohet keto dite per nje fryerje artificiale dhe si gjithemon e korruptuar ne seleksionimin e trajtimin e sportisteve elitare, duhej te ivestonte me mire vetem tek Gega, Calja, Smalaj e Qerimaj per te pretenduar per nje madalje.
Plot 93 shtete nga SHBA e para me 118 medalje e deri tek Siria e fundit me 1 medalje kane arritur te prezantohen ne podin olimpik e ngritjen e flamurit te shtetit te tyre ne tre shtizat olimpike. Gazeta presticioze italiane “La Gazzeta dello Sport” ne perfundim te Olimpiades ka botuar harten e globit ku ka nenvizuar me ngjyre te kuqe tre shtetet qe perhere te pare marrin medalje si San Marino, Turkmenistan e Brukino Faso.
Dikush do te thoje se ne 37 sporte qe kishte programi I Olimpides, disa te panjohura e te pa ushtrueme ne Shqiperi,se nuk eshte suprize dalja ne skene e shteteve te panjohura ne arenen sportive boterore.
Por perkushtimi ne nje sport per te marre nje medalje ka qene dhe oblikimi I tyre per te hyre ne histori.
Nuk po merrem me deshtimin e KOKSH ne keto 20 vitet e fundit pasi shume specialiste dhe gazetare I kane evidentuar me kopetence allashverishet dhe mungesen e profesionalizmit te ketij tempulli qe ka vetem emrin e vulen K.O.K.SHQIPTAR.
Por jo per humor, pse jo edhe per humor, Presidenti I KOKSH, qe po e perserise Fidel Ylli, nuk ka asnje kontribut ne sportin shqiptar, pas kethimit nga Tokio tha se do te ulemi pa humbur kohe te bejme nje analize te kesaj paraqitje dhe te mendojme per Olimpiaden e ardhshme. Mbase, per deshtimin e ardhshem…