Po jap nje mendim, paçka se do bjeri ne vesh te shurdher ne lidhje me formatin e ri te kampionatit kombetar te futbollit.

Se pari, kete format nuk duhet ta vendosin vetem presidentet e Klubeve aktuale te Superiores, se neser ato Klube mund te mos jene fare aty, e te tjere qe do te jene ne Superiore s’ka pse te ecin sipas skemave qe nuk i kane aprovuar ata vet.

E kam fjalen qe Kampionati te kete seriozitetin e duhur duhet te kete vazhdimesi zhvillimi e jo çdo vit format tjeter saqe kthehet ne nje mish-mash eksperimentesh.

Ne vendimmarrjen per formatin ne fjale duhet terhequr mendimi i te gjitha Klubeve te dy kategorive kryesore, lojtaret, traineret, tifozet, gazetaret e sponsoret ku te diskutohen parametrat sportive, kalendari, shikushmeria ne stadiume dhe televizion, te ardhurat etj. dhe vetem pastaj te vendoset.

Mendimi im:

Meqe dikujt i eshte fiksuar qe ne Superiore duhen vetem 10 skuadra duke perjashtuar keshtu nga aktiviteti nje pjese te gjeografise se Shqiperise dhe historise tone sportive, mund te luhet ne kete forme:

1-Dy faza tradicionale me sistem vajtje-ardhje

2-Nje faze e trete me vetem nje takim mes pjesemarresve, por me ndeshje te zhvilluar ne fushen e ekipit me klasifikim me te mire ne fund te fazes se dyte.

3-Mbas perfundimit piket e çdo ekipi pergjysmohen qe te rritet rivaliteti, megjithese ky sistem penalizon ekipet me te mira deri ne kete moment, por te cilat ishin favorizuar me ndeshjen e fazes se trete ne fushat e tyre. Pra nje lloj ballancimi.

4-Faza finale me 6 ekipet e renditura te parat me vajtje-ardhje qe percakton kampionen dhe pjesemarresit ne Kupat e Europes.

Kater ekipet e renditura ne fund te tabeles po me sistem vajtje-ardhje vendosin per ekipin/ekipet qe bien nga kategoria.

– Po te zhvillohej kampionati me 12 skuadra, kampionati mund te zhvillohej vetem me dy fazat klasike, pergjysmim pikesh dhe ne fund te dyja fazat finale, te cilat do te ishin edhe optikisht me estetike, sepse do te zhvilloheshin me nga 6 skuadra per kampionen dhe 6 per renien nga Superiorja.