Partizani prej ditësh po përgatitet për duelin me Vllazninë, takim që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 19:00. Takim ky i vlefshëm për javën e 3-të të kampionatit dhe që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.
“Demat” do të udhëtojnë drejt Shkodrës për të kërkuar fitoren, ndërsa Mladen Milinbkovic do të ketë një mungesë të rëndësishme. Sembene nuk do të mund të kontribuojë për të kuqtë ndaj shkodranëve.
Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen që Partizani barazoi me Teutën dhe në këtë mënyrë nuk është rikuperuar ende. Milinkovic duhet të gjejë tashmë zëvendësuesin e tij në qendër të mbrojtjes.