Aleksandër Veselinoviç e drejtoi për 26 ndeshje, duke marrë 9 fitore, 14 barazime dhe 3 humbje. Një rekord sa i përket barazimeve, ndërsa ai e la ekipin në vendin e katërt, pozitë që Partizani e mbajti deri në fund të kampionatit.
Ndërkohë, në intervistën e dhënë së fundmi, ish-trajneri komenton edhe strategjinë e klubit, i cili sipas tij shiti katër lojtarët më të mirë. Ai nxjerr në pah edhe diçka tjetër, duke thënë se një nga problemet e klubeve shqiptare, janë paratë e zeza.
Një tjetër prapaskenë që ka nxjerrë Veselinoviç, është se kandidat për të marrë stolin e Partizanit në kohën kur ai nuk ishte ende trajner i të kuqve, ishte edhe Mauro Kamoranezi.
“Besoj se do të ketë më shumë. Gjithsesi, kur isha kandidat për trajner të Partizanit, ata më zgjodhën mua, jo Mauro Kamoranezin, i cili është emër i njohur në botën e futbollit. Jam i kënaqur me punën time, sepse deri në dimër ishim të parët në tabelë, por pastaj pronari shiti katër lojtarët më të mirë dhe çfarë të thuhet më shumë. Një nga problemet në klubet shqiptare janë fondet e zeza, por, ku nuk ka?”, thotë ish-trajneri serb i Partizanit.