Nga Maringlen ZHIVANI

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, boksieri i ekipit “North Boxing Albania”, Pashuk Gjoni, debutoi me sukses në boksin profesionist duke fituar me meritë përballjen e tij të parë.

Në një ndeshje mjaft dinamike dhe të luftuar për katër raunde, Gjoni u përball me boksierin tiranas Saimir Dedja. Me një paraqitje të vendosur dhe teknikisht të pjekur, ai arriti të shpallet fitues, duke hedhur kështu hapin e parë të sigurt në karrierën e tij të re si boksier profesionist.

Ky debutim shënon një moment të rëndësishëm për sportistin dhe për ekipin North Boxing Albania, që vazhdon të rrisë talente dhe të përfaqësojë denjësisht Shkodrën dhe Shqipërinë në arenat kombëtare e ndërkombëtare.(www.shkodrasport.com)