Pep Guardiola ka zbuluar një nga gabimet më të mëdha që ka bërë te Manchester City.
Në një intervistë të fundit, ai ka thënë se gabimi i tij quhet Jesus Navas. “Më vjen keq që e largova aq shpejt. Ai duhej të kishte qëndruar më gjatë te City. Ju dhashë një emër që mbase nuk e prisnit, por kam gabuar”.
Sulmuesi spanjoll u transferua tek anglezët në 2013 dhe u largua pas katër vitesh, për të kaluar te Sevilla. Sipas Pep, ishte gabim.
I pyetur se cili ka qenë lojtari i tij më i rëndësishëm te City ndër vite, Guardiola ka befasuar sërish. “Mendoj se është Gundogan. Ka pasur një impakt të madh në lojën tonë”./telesport/