HomeKRYESOREPerformanca e shkëlqyer, Mario Mitaj kap shifrën rekord të vlerës në merkato

Performanca e shkëlqyer, Mario Mitaj kap shifrën rekord të vlerës në merkato

Nga Endri ÇINARI

Mario Mitaj është shndërruar tashmë në një titullar të përhershëm të skuadrës së Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësi nga Vermoshi që kaloi nga rradhët e Lokomotivës së Moskës tek skuadra e njohur arabe, tashmë po bëhet protagonist nga ndeshja në ndeshje në ekipin verdhezi. 21-vjeçari në krahun e majtë të prapavijës apo edhe si mesfushor qendror ka zhvilluar performanca për tu duartrokitur.

Këtë e vërteton edhe vlera e tij e fundit në merkato. Mëngjërashi sipas faqes së specializuar Transfermarkt, tashmë kap vlerën e 4.5 milionë eurove në merkato. Sipas përditësimit të fundit në datën 13 dhjetor, Mitaj ka kapur një vlerë rekord deri më tani në karrierë. Ku jo më shumë se para 1 viti, vlera e ish-futbollistit të AEK nuk ishte më shumë se 400 mijë euro.

Duke treguar rritjen e tij të jashtëzakonshme, ku tashmë qëndron për krah lojtarëve të një niveli botëror si Benzema apo Kante. E ndërsa tek skuadra e Al Ittihad në stol qëndron një ish-kampion bote me Francën si Laurent Blanc. Me ish-mbrojtësin që ka shprehur shpesh pëlqimin e tij për aftësitë e Mitajt e po ashtu besimin e pa lëkundur për mbrojtësin.

Gjatë këtij viti po ashtu Mitaj është shndërruar edhe në një nga futbollistët më të rëndësishëm tek kombëtarja. Ku është një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë dhe një nga shtyllat kryesore të ekipit kuqezi./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments