Nga Endri ÇINARI
Ekipet e Superiores tashmë po shijojnë pushimet, duke përgatitur kështu sezonin e ri. Që për skuadrat pjesëmarrëse në kompeticionet europiane nis më herët. Me ndeshjet e para që do luhen në javën e parë të muajit korrik, prandaj puna për skuadra si: Egnatia, Vllaznia, Dinamo apo Partizani do nisë më herët se për rivalët e tyre të Superiores.
Kështu tek Vllaznia sipas asaj çfarë mëson gazeta do startojë gjithçka në ditët e para të qershorit. Ku data ende nuk është zyrtare ende, por mendohet rreth datave 1 deri në 3 qershor kur shkodranët do zbresin në fushën stërvitore për herë të parë në edicionin 2025-26. Në këtë mënyrë Edi Martini do drejtojë seancën e parë stërvitore që prej emërimit të tij në krye të stolit shkodran.
Po ashtu në ditët e para përveç ditëve të para, ku seancat do zhvillohen në Shkodër, do mendohet edhe zhvillimi i fazës përgatitore. Ku në vitet e fundit Vllaznia ka preferuar ta zhvillojë jashtë vendit.
Në shtete si Austria, Serbia apo Sllovenia e teksa këtë verë do shikohet nëse shkodranët do ruajnë “trendin” e viteve të fundit apo ndoshta do preferojnë t’i zhvillojnë përgatitjet brenda kufinjëve shqiptarë.(www.shkodrasport.com)