HomeKRYESOREPochettino: Më mirër punoj në fermë se te Barcelona. Nuk pranoj të...

Pochettino: Më mirër punoj në fermë se te Barcelona. Nuk pranoj të jem trajner i tyre

Mauricio Poketino ka sulmuar jo pak Barcelonës. Trajneri i njohur ka lënë të kuptohet qartë se nuk e pranonte një ftesë nga katalanasit në të ardhmen.

Poketino tregon se nuk pëlqen si Barcelona identifikohet. Në të njëjtën kohë shpreh hapur se përkrah Espanjolin.

“Mendoj se Espanjoli është një klub më i pavarur dhe katalanas se Barcelona. Thonë se Barcelona është më shumë se një klub. Çfarë nënkupton kjo? Që fëmijët duhet të indoktrinohen me ide të veçanta? Mendoj se Barcelona e ka gabim për këtë. Çdo skuadër futbolli ka kulturën e saj, dhe Barça është një klub i mrekullueshëm, por nuk e ndaj të njëjtin mendim me atë që duan të më shesin apo që duan t’i shesin njerëzve.

Shprehja se do shkoj të punoj te ferma ime në Argjentinë para se të jem trajner i Barcelonës? Është e vlefshme akoma apo jo? Identifikohem plotësisht me Espanjolin. Njerëzit gjithmonë thonë: ‘Nëse Barça të ofron punën, do ta shikojmë’. Mund t’ju them se nuk do isha trajner i Barcelonës”, u shpreh Poketino.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments