E kishim paralajmeruar pak dite me pare dhe dje eshte bere realitet. Portieri me origjine nga Shkodra Bastian Brungaj tashme eshte pjese e Fiorentines. Drejtuesit e Akademise te kesaj te fundit kishin kohe qe e ndiqnin dhe pasi jane bindur per aftesite e ketij sportisti, i kane ofruar kontrate dhe dje gjithçka eshte shoqeruar me firmosjen e saj.

Te pranishem ne zyrat e klubit viole kane qene edhe prinderit e Bastian dhe çdo gje ka shkuar ashtu si duhet. Brungaj do te jete pjese e Fioretines per nje sezon fillimisht dhe me pas nisur edhe nga ecuria e tij, me shume mundesi kjo kontrate do te zgjatet edhe me tej.

Bastian Brungaj eshte i datelindjes 09 shkurt 2010 dhe eshte i gjate 1.87 metra. Fillimisht eshte rregjistruar tek ekipi “Casalguidi 1923 Calcio”, me pas tek Pistoia Nord ku ka spikatur dhe kjo ka sjelle kalimin e tij tek Lucchese, skuader me te cilen ka luajtur sezonin e kaluar dhe ku ka fituar vemendjen e drejtuesve te Akademise se Fiorentines.

Tashme per te nis nje karriere e re, sigurisht me me shume ambicie dhe synime per te bere mire. Por nga ana tjeter, portieri me origjine nga Shkodra eshte ne pritje te fteses te kombetares U15 te Shqiperise per grumbullimin e rradhes.

Te qenurit tashme pjese e Fiorentines sigurisht qe eshte nje opsion me i mire per te treguar vlerat dhe kjo do ta ndihmoje jashtezakonisht shume per rritjen e tij profesionale. Bastian Brungaj me siguri qe do te kete nje rrugetim te suksesshem ne futboll dhe prandaj eshte nje emer qe duhet ta merrni ne konsiderate qe tani.
Gjergj KOLA