HomeKRYESOREPortieri nga Vau i Dejës e nis mbarë në Qipro. Nuk pëson...

Portieri nga Vau i Dejës e nis mbarë në Qipro. Nuk pëson gol dhe vlerësohet si një nga më të mirët e ndeshjes

Portieri nga Vau i Dejes Kleton Perndreu e ka nisur mjaft mire aventuren e tij te re, ate ne Superligen qipriote me ekipin e tij Akritas Chlorakas. Ne ndeshjen e pare te kampionatit, ai jo vetem e ka nisur si titullar me ekipin e tij, por edhe ka bere nje paraqitje shume te mire duke e mbajtur te paprekur porten.

Me pritjet e tij, 30 vjeçari shqiptar ka qene percaktues dhe si rrjedhoje Akritas Chlorakas arriti te marre nje barazim 0-0 ne transferte ndaj ekipit Ethnikos. Nderkohe per Perndreun nuk kane munguar edhe vleresimet dhe “SofaScore” e ka vleresuar si nje prej me te mireve te ndeshjes.

Kujtojme qe ai u transferua vetem pak dite me pare ne Qipro, pikerisht nga AE Larisa e Liges se dyte greke, por drejtuesit e Akritas kane besuar shume ne aftesite e tij dhe jo me kot kane ngulur kembe ta marrin duke blindur ne kete menyre porten e tyre.

Kleton Perndreu po kalon nje forme jashtezakonisht te mire dhe me siguri qe emri i tij do te permendet shpesh ne mediat qipriote dhe jo vetem. (www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments