Nga Maringlen ZHIVANI
Entoni Shkoza, një prej portierëve shkodranë më me perspektivë, është aktualisht në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij. Pas largimit nga Rahoveci në Kosovë, ai është i lirë dhe po stërvitet individualisht për të ruajtur formën maksimale fizike në pritje të një mundësie të re.
Edhe pse, merkatoja verore është në kulmin e saj, portieri në fjalë nuk ka marrë ende një ofertë konkrete. Gjithsesi, edhe pse është i lirë në merkato, gardiani shkodran nuk e ka lënë pas dore asnjë ditë stërvitjen individuale dhe po punon fort, për të qenë gati në çdo moment për të firmosur me një ekip të ri.
Ai mbetet i fokusuar dhe me besim të plotë se, në ditët në vijim mund të vijë një ofertë serioze. Shkoza ka një shtatlartësi të admirueshme mes shtyllave, pikërisht 2.01-metër i gjatë, teksa bëhet fjalë për një portier modern, që mund t’i japë garanci çdo skuadre në kërkim të një emri të ri në portë.
Në një moment ku shumë klube janë në kërkim të përforcimeve, Entoni Shkoza është një emër për t’u mbajtur në qendër të vëmendjes, teksa ai është i gatshëm për sfidën e rradhës, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.