HomeKRYESOREPrandelli karikon Vlahovic: Sulmuesi matet me gola, Thiago Motta duhet ta dijë...

Prandelli karikon Vlahovic: Sulmuesi matet me gola, Thiago Motta duhet ta dijë se çfarë po bën…

Dusan Vlahovic nuk po kalon momentin më të mirë te Juventusi. Në fakt, sulmuesi serb nuk duket rehat në 4-2-3-1 e Thiago Motta-s, i cili mund të duhet të bëjë pa serbin në ndeshjen e radhës kundër Milanit.

Kjo për shkak se Vlahovic ka një problem me kofshën e majtë, shfaqur në ndeshjen e fundit ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës, duke krijuar shqetësim edhe te bardhezinjtë.

Vështirësitë e Dusan i ka analizuar edhe Cesare Prandelli, trajneri i tij në sezonin 2020-2021. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ish-trajneri mbrojti sulmuesin në një moment delikat nga pikëpamja sportive:

“Në fillim të sezonit mendova se mund t’i shënojë 25 gola. Tani ka 9 gola, por mundet ta arrijë numrin dyshifror. Unë jam i mendimit se një sulmues duhet të mendojë para së gjithash për të shënuar. Nëse mbrojtja e bën atë të humbasë ndjeshmërinë para portës, atëherë Thiago Motta duhet ta dijë se çfarë po bën…”/telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments