HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresin përforcime, por nga Elbasani largohet një tjetër futbollist

Presin përforcime, por nga Elbasani largohet një tjetër futbollist

Tek Elbasani po punojne per te bere disa perforcime cilesore ne merkaton e janarit sepse drejtuesit jane te bindur se mund t’ia dalin te jene ne mes kater pretendenteve per fitimin e titullit kampion, por nga ana tjeter nga skuadra ka nje tjeter largim pas atij te Bruno Telushit.

Behet fjale per mbrojtësin Rei Zaimi nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi verdheblu, nderkohe qe mesohet se lojtari per pjesen e mbetur te sezonit do t’i bashkohet ekipit te Pogradecit.

Postimi i plotë

Faleminderit Zaimi!

AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments