Çesk Fabregas konsiderohet pretendenti kryesor për t’u ulur në stolin e Interit. Së fundmi, trajneri i Komos ka befasuar me deklaratën e tij.

Dhe pse e shikojnë si pasuesin e Inzagit, Fabregas u shpreh:

“Fillova me këtë klub sepse po mendoja për projekt afatgjatë. Nuk dua ta përfundoj karrierën time në një klub ku ka një projekt për një apo dy vjet dhe më pas përfundon gjithçka. Besoj shumë në projektin afatgjatë të Komos, erdha këtu si lojtar dhe jam shumë, shumë i lumtur sepse këtu mund të punoj ashtu siç dua.

Kemi të njëjtat synime dhe të njëjtat ambicie. Presidenti më lejon të punoj ashtu siç dua, siç i shoh gjërat. Për fat të mirë, ne ndajmë të njëjtin vizion, të njëjtin synim, që është të arrijmë sa më lart.

Së bashku jemi bërë një ekip vërtet i mirë, në një qytet të vogël, në një klub të vogël sepse ne jemi ende klub i vogël, por me ambicie të mëdha, shumë të mëdha për të ardhmen”, u shpreh Fabregas.