Kompania e menaxhimit te boksiereve “Fists of Fire” dhe promotori i njohur shkodran Mondi Ndou ia kane dale te organizojne nje tjeter event shume te bukur per boksin profesionit. Ai u organizua diten e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke iu bashkengjitur Memorialit Nderkombetar te boksit qe zhvillohet çdo vit ne kete qytet.

Ne program ishin tre ndeshje ku e para ishte nje sfide femrash dhe zviceriania Julia Igel fitoi ndaj kolumbianes Ana Reyes, ndersa ne te dyten me nje lufte shume te forte sportive, Alban Beqiri ia doli te triumfonte pas 6 raundesh ndaj spanjollit Roberto Casado. Sfida e mbremjes ishte ajo ne mes boksierit shkodran Senad Drini dhe gjermanit Aro Schwartz dhe Drini ia doli ta fitonte ndeshjen me nokaut teknik te kundershtarit ne raundin e dyte.

Duke folur pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport”, promotorit Mondi Ndou u shpreh: “Ajo qe me kenaq mbi te gjitha eshte se tashme sportdashesit nga aktiviteti ne aktivitet po shohin ndeshje gjithmone e me te bukura, te luftuara dhe mbi te gjitha te hapura. Ju premtoj se ende nuk keni pare ate se çfare kam nder mend une te bej.

Dua t’i çoj boksieret shqiptare ne majat me te larta dhe kjo behet duke i perballur me kundershtare te forte. Kuptohet qe per te arritur ketu, duhet te punojme fort me te rinjte sepse ato jane e ardhmja megjithate mendoj se jemi ne rruge te mbare per te arritur aty ku synojme.

Tre ndeshjet qe u zhvilluan kete here ne Shkoder ishin shume te bukura dhe dhuruan emocione. Kete duan sportdashesit dhe kete ne po mundohemi ta realizojme sepse investimi qe po bejme, pikerisht per kete arsye behet”.(www.shkodrasport.com)