HomeKRYESOREPRONONCIMI/ Protagonist me gol, Kubazi: Fitore e rëndësishme kundër Teutës, dua të...

PRONONCIMI/ Protagonist me gol, Kubazi: Fitore e rëndësishme kundër Teutës, dua të shënoj sa më shumë

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia U-19 arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertë kundër Teutës në shifrat 2-3. Djemtë e drejtuar nga Elvis Plori arritën të merrnin pikët e plota në një transfertë të vështirë. Duke u ngjitur kështu në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt në renditje. Një nga protagonistët e takimit me golin e tij ishte edhe Gerald Kubazi.

Në një prononcim për “Shkodra Sport”, sulmuesi shprehet i gëzuar për fitoren fillimisht. Ku thekson se ekipi duhet të ngjitet në tabelë dhe po ashtu dëshiron golat të tjerë në javët e ardhshme.

Kubazi tha: “Ishte një fitore e merituar e ekipit në Durrës kundëe Teutës. Besoj se dominuam nga fillimi në fund dhe merituam fitoren. Pavarësisht se për një moment Teuta e shkurtou diferencën. Megjithatë ne zbatuam gjithçka çfarë na tha trajneri dhe ia dolëm me sukses.

Goli? Rëndësi ka fitorja fillimisht sepse skuadra duhet të ngjitet akoma më shumë në tabelën e klasifikimit. Them se meritojmë dhe kemi mundësi për më tepër për të arritur. Kam besimin se do jemi në rritje nga ndeshja në ndeshje.

5 gola deri më tani? Dua të shënoj sa më shumë dhe në çdo ndeshje. Kjo për të ndihmuar ekipin për të arritur fitore dhe suksese të tjera”.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments