HomeKRYESOREReal Madrid heq dy mbrojtës të majtë, rikthen një ish dhe investon...

Real Madrid heq dy mbrojtës të majtë, rikthen një ish dhe investon 50 milionë euro për një big!

Ferland Mendy dhe Fran Garcia nuk kanë më vend te Real Madrid. Ata po bëhen gati për t’u larguar në merkaton e verës, sepse janë njoftuar paraprakisht për këtë nga klubi.

Dy mbrojtësit e majtë nuk janë mjaftueshëm bindës për të ardhmen e Los Blancos. Niveli i tyre nuk garanton cilësinë që Real Madrid kërkon.

Miguel Gutierrez, i shitur te Girona, pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, sepse ka një klauzolë rikthimi në kontratë. Ai do të jetë mbrojtës i majtë zëvendësues.

Plani A për këtë pozicion është Milos Kerkez nga Bournemouth. Ai po shkëlqen në Premier League, aq sa ka tërhequr vëmendjen e Liverpool.

Vlera e tij në treg është 50 mln euro. 21-vjeçari ka 27 ndeshje në Premier League./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments