Mesfushori i City-t, Rodri, pas një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar, është rikthyer në rolin kryesor të mesfushës së Guardiolës. Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe aktualisht nuk ka negociata për ta zgjatur atë.

Dhe kjo është arsyeja pse, sipas The Sun, Real Madridi i Xabi Alonsos po përgatit një ofertë për ish-mesfushorin e Atlético-s.

Oferta thuhet se është marramendëse: 115 milionë euro për të sjellë një tjetër fitues të Topit të Artë në Madrid dhe për t’i besuar atij trashëgiminë komplekse të dyshes Kroos-Modric.