Java e 30-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Dinamo City dhe Partizani – Teuta. Në “Elbasan Arena”, sfida mes AF Elbasanit dhe Dinamo City përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në “Arenën e Demave”, përballja mes Partizanit dhe Teutës u mbyll pa gola 0-0.

Po sot u luajt edhe takimi Bylis – Laçi, i cili në “Adush Muça” përfundoi gjithashtu pa gola 0-0.Të shtunën, Skënderbeu triumfoi në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2. Ndërsa, ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës në “Arena Egnatia” u mbyll në barazim 1-1.

Si rrjedhoje skuadrat kane ruajtur te njejta pozita, me Egnatian ne vendin e pare te shkeputur 3 pike nga Dinamo e vendit te dyte, ndersa Vllaznia mbetet e treta, por tashme me nje pike me pak nga blute.

Nga ana tjeter, distanca e saj me Partizanin e vendit te katert vijon te jete gjashte pike. Nje gare shume e forte ne fund, ku nga vendi i gjashte qe mbahet nga Laçi dhe deri tek Teuta e vendit te fundit, i ndajne vetem tre pike.