Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato.
Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka qenë shumë aktiv ditët e fundit të merkatos, ka shpenzuar 164 milionë euro. Në vend të dytë është Juventus me 137.3 milionë euro, ndërsa mbyll podiumin Atalanta me 125.8 milionë euro.
Një fakt interesant është ajo që ka ndodhur me Lazio-n, e cila e kishte të bllokuar merkaton hyrëse këtë verë, por ka shpenzuar 30 milionë euro.
Drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë vendosur të paguajnë për transferimet e kryera vitin e kaluar në formë huazimi me të drejtë blerjeje, Nicolo Rovella nga Juventus dhe Nuno Tavares nga Arsenal.
Lista e plotë me shpenzimet e kryera në merkato nga klubet e Serie A:
Milan 164 mln
Juventus 137.3 mlm
Atalanta 125.8 mlm
Napoli 115 mlm
Como 107.45 mlm
Inter 92.7 mlm
Fiorentina 90.9 mln
Roma 63.6 mln
Bologna 51 mln
Parma 39.2 mln
Cagliari 37.3 mln
Udinese 34.5 mln
Lazio 29.9 mlm
Torino 19.6 mlm
Sassuolo 18.7 mln
Verona 16.6 mln
Lecce 15.9 mln
Cremonese 14.7 mln
Pisa 11.4 mlm
Genoa –