Gjermania i nisi kualifikueset e Kupës së Botës me një humbje të hidhur ndaj Sllovakisë me shifrat 2-0. Legjenda e “Pancerave”, Bastian Schweinsteiger nuk e ka “përtypur” disfatën e kombëtares duke e shprehur hapur në intervistën për “Sky Sports”.
“Duke luajtur kështu, duhet të jemi të lumtur nëse arrijmë të kualifikohemi në Botëror. Por me performanca të tilla, ta harrojmë Kupën e Botës. Për mua kjo nuk ishte kombëtarja gjermane.
Nuk besoja për asnjë minutë të ndeshjes se do të fitonim. Ishte një humbje e vështirë, ishim të tmerrshëm. Nuk luajtëm me pasime të mira, nuk përbënim asnjë kërcënim.
Kam luajtur 121 ndeshje për Gjermaninë dhe në çdo ndeshje u përpoqa të jepja gjithçka. Kur dëgjon himnin kombëtar, duhet të japësh gjithçka për vendin tënd. Qoftë një ndeshje miqësore apo një turne”, u shpreh Schweinsteiger.