Shkodra behet gati te mireprese nje tjeter aktivitet te rendesishem boksi. Pikerisht ne ditet e para te qershorit, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” per tre dite me rradhe do te kete vetem boks, olimpik dhe profesionist, çka e ben kete aktivitet edhe me interesant.

Behet fjale per Memorialin Nderkombetar te boksit qe zhvillohet çdo vit, i cili kete here sebashku edhe me “Fists of Fire” eshte ideuar si nje spektakel me vete dhe me shume mundesi i tille do te jete per sportdashesit te cilet do te jene te pranishem ne datat 6-7-8 qershor.

Memoriali Nderkombetar qe organizohet nga Shoqata e Boksit Vllaznia ne bashkepunim me Bashkine Shkoder dhe Federaten Shqiptare te Boksit, tashme do te kete edhe suportin e “Fists of Fire” dhe promotorit Mondi Ndou.

Ne datat 6-7 do te kete ndeshje te boksit olimpik, me sportiste pjesmarrese nga vende te ndryshme te Rajonit. Ky aktivitet organizohet ne nderim te Liman Kulles, Shyqyri Halili, Dervish Efovija, Ymer Gruda, Fadil Efovija, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili, Fadil Zhega dhe Viktor Martini, te cilet nuk jetojne me.

Ndersa me date 8 qershor ne ringun e “Qazim Dervishit” do te kete vetem boks profesionist. Promotori i njohur shkodran Mondi Ndou po mendon per ndeshje spektakli dhe deri me tani eshte konfirmuar pjesmarrja e boksiereve te njohur shqiptar si Senad Drini e Alban Beqiri, por edhe e boksieres zviceriane Julia Igel. Per Senad Drinin nderkohe eshte konfirmuar edhe kundershtari i tij teksa behet fjale per Schwartz.(www.shkodrasport.com)