Nga Nderim GOCI

Pas një finale emcionuese, fituar me rezultatin 2-1, me një shkollat nëntëvjeçare të qytetit të Fierit, shkolla “Pashko Vasa” e qytetit të Rrëshenit është shpallur fituese e edicionit për këtë vit, për shkollat nëntëvjeçare.

Finalja e sotme e zhvilluar në kryeqytet është karakterizuar nga lufta e fortë sportive, por vajzat mirditore nën drejtimin e ish- volejbollistes së njohur të Rrëshënit Lindita Hoxha, kanë ditur ta menaxhojnë mirë ndeshjen deri në pikën e fundit dhe me meritë janë shpallur fituese e në rang kombëtar.

Arritja deri në ndeshjen finale, ka ardhur pasi një seri rezultate pozitive. Fillmisht janë ndeshur me shkollat e Qarkut të Lezhës, ku bën pjesë dhe Rrësheni, duke vijuar më pas në ndeshet e tre Qarqeve, Shkodër, Kukës dhe Tiranë.

Bilancit pozitiv i shtohet dhe fitorja në finale ndaj fierakëve, çka e bën shkollën “Pashko Vasa” nga qyteti i Rrëshenit të fitojë trofeun si shkolla më e mirë në sportin e rrjetës. Pa mohuar aspak kontributin e vajzave mirditore, nuk duhet mohuar dhe puna e bërë prej vitesh nga ish volejbollistja e njohur e Rrëshënit, Lindita Hoxha.

Më shumë se fitorja e trofeut, ajo që duhet vlerësuar është se në këtë qytet punohet për mbajtur gjallë, volejbollin e këtij qyteti, që prej kohësh është kthyer sport i traditës.