Është 73 vjeç, por për arsye të lidhura me moshën thotë se ka zgjedhur të mbyllet në shtëpi. Adriano Galiani është vetizoluar, por thotë se koha i mungon për të kryer të gjitha punët e tij.
Dita kalon mes telefonatash dhe poste elektronike, ndërsa mbrëmja kalon mes leximit të të gjitha gazetave që rregullisht i merr në shtëpi çdo ditë. Administratori i Monzës, është njeriu i duhur për të komentuar krizën e futbollit në ditë pandemie. Ishte i pari që e parashikoi, ndërsa tashmë ofron zgjidhje për të dalë nga situata me sa më pak dëme ekonimike.
Sa përqind të fitimit parashikoni se do të humbasin klubet prej krizës që solli COVID-19?
5, 10 mbase 15 përqind, por çdo parashikim është i kotë sepse nuk dimë as nëse do të përfundojë kampionati. Nëse ekipet synojnë nisin të luajnë në maj, fillimisht duhet menduar për kontratat të cilat nevojitet të zgjaten me 15-30 ditë dhe të mos lejohet që ekipet të bëjnë afrime apo huazime që në qershor.
Si kontinent kemi vështirësi, ndërsa UEFA po mundohet të përshtatet me rrethana
Sepse Europa është një process që nuk ka përfunduar. Vende të ndryshme kanë sistem taksash të ndryshëm. Askush nuk mundohet të harmonizojë dhe çdo shtet mendon vetëm për vete. UEFA ndodhet në mes e duhet të mendojë për nevojat e 55 anëtareve. Nuk është e lehtë.
Çfarë ju pëlqente përpara se virusi të infektonte edhe futbollin?
Atalanta. E mrekullueshme. Një kombinim i përsosur i lojës së bukur me rezultatet. Si Milani në fundin e viteve 80’ do të thoja. Atalanta është realiteti më i bukur i Europës. Një qytet me 120 mijë banorë po vuan prej virusit, teksa skuadra renditet mes tetë më të mirave të kontinentit.
Ndërkohë që Milani duket sikur prek fundin, por më pas rënia vazhdon
Nuk i duroj dot njerëzit që flasin nëpër gazeta duke treguar se si mund të zgjidhë problemet një klub. Nëse punon për një skuadër duhet të përkushtohesh, teksa nëse largohesh, më pas duhet ta mbash gojën e kyçur. Siç bëj unë.
Pra një sjellje më tepër se të disiplinuar?
Seriozitet dhe e drejta janë parimet me të cilat jam rritur, teksa më kanë mësuar se gjithçka arrihet vetëm me punë. Ndershmëria është një kapital i frytshëm.