Kombëtarja shqiptare ka arritur të mposhtë mbrëmjen e sotme Letoninë me rezultatin minimal 1-0. Një fitore e cila u vulos në pjesën e parë të takimit falë golit të shënuar nga Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë.
Shumë raste të tjera ishin në favor të Shqipërisë në këtë takim, por nuk arritën të shfrytëzoheshin siç duheshin. Dy prej tyre me Nedim Bajramin dhe Berat Gjimshitin në pjesën e dytë në harkun e 5 minutave.
Me fitoren e sotme në “Air Albania”, Shqipëria rikthehet në vendin e dytë të renditjes me 8 pikë, ndërsa Serbia një vend më poshtë me një pikë më pak pasi u mposht nga Anglia me shifrat 5-0. Por serbët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Shqipëri 1 – 0 Letoni
(Asllani 25’)