Shqiperia nuk shfaqi asnje interes per ta bere pjese te sajen, por Italia nuk e humbi kete mundesi dhe si rrjedhoje jo vetem e ka bere pjese te kombetares se saj, por tashme i ka dhene edhe nenshtetesine. E kemi fjalen per karateisten lezhjane Mikela Skandaj.

E lindur ne Verona te Italise, por me nenshtetesi italiane, Mikela diten e djeshme ka bere betimin si shtetase e vendit fqinj. Sukseset e saj te shumta keto vitet e fundit ne sprotin e karatese, shoqeruar me vendet e para ne kampionatin italian por edhe medaljet ne arenen nderkombetare, kane vene ne levizje autoritetet e sportit te ketij vendit qe kane nderhyre duke pershpjetuar procedurat e paisjes se saj me pasaporten italiane.

Bashke me te edhe familjen e saj dhe ne kete menyre tashme Mikela Skandaj duke patur nenshtesine italiane do te kete mundesine ta perfaqesoje kete vend ne te gjitha kompeticionet zyrtare nderkombetare. Kujtojme qe ajo vtin e kaluar edhe pse e kishte fituar te drejten per te konkurruar ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Skoci, nuk mundi te marre pjese si rrjedhoje e mungeses se pasaportes.

Lajmin e beri te ditur Angjelini- babai i saj ne rrjetet sociale i cili falenderoi shtetin italian ku shkruan: “Shqiperia eshte foleja e pare, ndersa Italia mbetet nje thesar”.

Tashme çdo gje eshte permbyllur me sukses dhe sportistja me origjine nga Lezha ndjehet e lumtur qe ne mungese te perfaqesimit te Shqiperise (sepse drejtuesit e sportit nuk ia dhane kete mundesi), te perfaqesoje vendin e saj te dyte, me shpresen e arritjes se sukseseve edhe ne Kampionatet Europiane dhe Boterore./www.shkodrasport.com/