Nga Fatos Lamaj
Ditën e sotme ngre siparin java e tretë e “Abissnet Superiore”. Pikërisht sot do të zhvillohen tre sfida mjaft interesante në Tiranë, Ballsh dhe Shkodër.
Duke nisur prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” Tirana do të përballet me Flamurtarin ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të bëjnë kthesën pas atij starti jo të mirë të kampionatit.
Në po të njëjtën orë zhvillohet edhe ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias në “Adush Muçaj” të Ballshit.
Ndërsa në orën 19:00 nis edhe supersfida e kësaj jave të tretë. Vllaznia dhe Partizani do të përplasin brirët në stadiumin “Loro Boriçi” ku qëllimi kryesor janë 3 pikët.