Partizani dhe Vllaznia padyshim është përballja më e zjarrtë e kësaj jave në Superiore.

Dy skuadra që vijnë me pretendime të mëdha, fitimin e kampionatit në fund të sezonit. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Elbasanin dhe shkodranët pas fitores kundër Laçit. Ekipet duan fitoren për ti marrë kreun Dinamos, i cili do të luajë nesër me Egnatian.

Trajnerët Veselinoviç dhe Brdariç kanë hedhur në fushë 11-shen titullare.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Ismaili, Zeka, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Taipi, Domgjoni, Rrapaj

Trajner: Aleksandër Veselinoviç

VLLAZNIA: Jukaj, Pusi, Krymi, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Delaj, Bajrami, Mala, Dodaj

Trajner: Tomas Brdariç