Mauricio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Lacios.
Njoftimi u bë nga klubi bardhekaltër, me deklaratën e mëposhtme: “Lacio ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Mauricio Sarrit për të udhëhequr ekipin e parë”.
Pas përvojës që filloi në vitin 2021, trajneri toskan kthehet për të veshur ngjyrat bardhekaltër i krijuar nga një lidhje e pandërprerë me mjedisin, me tifozët dhe me një ekip që, nën drejtimin e tij, ka qenë në gjendje të shprehë ide, lojë dhe përkatësi.
Klubi i beson Sarrit drejtimin teknik të projektit duke shpresuar se stili, qëndrueshmëria dhe kultura e përfaqësojnë themele të forta për ndërtimin e një të tashme ambicioze dhe një të ardhmeje të denjë për historinë e Lacios.
Gjithashtu në të njëjtin njoftim për shtyp, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, deklaroi: “Mauricio Sarri është rikthyer në shtëpi. Kthimi i tij është një zgjedhje zemre, bindjeje dhe vizioni. Me të duam të rifillojmë një rrugë të ndërprerë shumë shpejt, të vetëdijshëm se së bashku mund të rikthejmë entuziazmin, identitetin dhe ambicien. Mirë se erdhe përsëri në shtëpinë tënde, Komandant”.
Aventura e parë e tij përfundoi në mars të vitit 2024 dhe pas pak më shumë se një viti, trajneri është gati të marrë përsëri detyrën e tij, duke u përpjekur të bëjë edhe më mirë se ajo që bëri në të kaluarën.