Albian Ajeti do të vazhdojë të jetë pjesë e Baselit edhe për disa sezone të tjera. Shqiptari ka vendosur të qëndrojë në Basel.
Palët mes tyre kanë rinovuar kontratën edhe për 3 sezonet e ardhshme. Kështu Ajeti do të mbajë veshur fanellën e zvicerianëve deri në vitin 2028.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Zvicerianët i urojnë suksese Ajetit në të ardhmen.
https://www.instagram.com/p/DKCtAAmN_2l/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=736&rd=https%3A%2F%2Fnewsport.al&rp=%2Fbota%2Ftaulant-xhaka-pensionohet-dhe-nje-tjeter-shqiptar-firmos-kontrate-3-vjecare-i516835#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A951%2C%22ls%22%3A239%2C%22le%22%3A865%7D
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Taulant Xhaka luajti ndeshjen e fundit me Baselin dhe në karrierën e tij. Kjo pasi ish-mesfushori i Kombëtares pesionohet nga futbolli i luajtur, teksa në “St. Jakob-Par” u përshëndet me tifozët. Siç dihet Xhaka fitoi edhe titullin me Baselin në këtë sezon, duke e mbyllur karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.