Ditët kalojnë dhe po i afrohemi fundit të gushtit, që përkon me periudhën e mbylljes së merkatos të verës dhe në pamje të parë tek Vllaznia ka qetësi, por në fakt drejtuesit po lëvizin. Që do të thotë se deri në afatin përfundimtar të lëvizjeve mund të ketë sërish ndryshime në listën e federimit të kuqebluve.
Siç ka bërë të ditur gazeta “Shkodra Sport” mbrëmjen e djeshme mbrojtësi 20 vjeçar Amir Brahimi do të huazohet tek Luftëtari i Gjirokastrës, por nga ana tjetër mendohet të ketë sërish lëvizje.
Nga klubi nuk japin detaje se për çfarë bëhet fjalë, por e sigurtë duket që nga skuadra do të ketë sërish afrime apo dhe largime. Çështja “Bismark” është ende e hapur dhe tek Vllaznia presin përgjigjen pëefundimtare të presidentit të Skënderbeut Takaj.
Përpos kësaj shprese për këtë përforcim, drejtuesit e Vllaznisë po shohin edhe pista të tjera dhe tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodhë. E sigurtë është se ata po mendojnë të krijojnë një skuadër edhe më të fortë e cila të jetë konkurrente e denjë pë fitimin e titullit kampion në sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)