Sokol Haxhia nuk do të jetë më pjesë e klubit të Partizanit. Është vetë ai që ka njoftuar largimin nga posti i drejtorit teknik që mbante te klubi i kuq.
“Ka qenë një nder dhe përgjegjësi e madhe të kontribuoja gjatë kësaj periudhe në zhvillimin e Partizanit. E lë me krenari që dhash më të mirën time për këtë klub historik. Faleminderit të gjjithëve ju që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon… gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Haxhia e mori rolin e Drejtorit Teknik te Partizani, më 29 mars të këtij viti. Megjithatë, pas largimit të trajnerit Skënder Gega, edhe Haxhia ka vendosur që të mbyllë aventurën me “Demat”.