HomeKRYESORETifozët kuqezi nuk zhgënjejnë, 'San Siro' plot për sfidën kundër Juventusit

Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë, ‘San Siro’ plot për sfidën kundër Juventusit

Pavarësisht rezultateve të luhatshme në këtë pjesë të parë të sezonit, tifozët e Milanit përgjigjen edhe një herë.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Juventusit, që do të luhet të shtunën e 23 nëntorit në orën 18:00, “San Siro” do të jetë plot e përplot.

Janë shitur të gjitha biletat në “La Scalan e Futbollit” për një nga klasikët e futbollit italian. Pritet që Milani të thyejë shifrën e një milion e gjysmë spektatorësh këtë sezon, duke marrë parasysh edhe kampionatin, edhe Ligën e Kampionëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments