Real Valladolid ka pesë xhiro të mbetura në kampionat dhe është eliminuar matematikisht nga La Liga spanjolle pas një humbjeje bindëse 5-1 ndaj Real Betis në transfertë.
Me këtë rezultat, Real Valladolid u bë klubi i parë që siguroi rikthimin në divizionin e dytë këtë sezon, pasi ata kanë fituar vetëm 16 pikë në 33 xhiro, gjë që i la ata deri në 18 pikë larg zonës së sigurisë, me vetëm 15 pikë të mbetura në lojë.
Ekipi ka fituar vetëm një pikë në 14 ndeshjet e fundit, ndërsa ka humbur secilën nga shtatë ndeshjet e fundit. Real Valladolid gjithashtu pësoi më shumë gola dhe shënoi më pak, duke konfirmuar një nga sezonet më të këqija të pjesës së dytë në historinë e kohëve të fundit të futbollit spanjoll.
Ky klub u mor në drejtim nga ish-futbollisti legjendar Ronaldo Nazario në vitin 2018, i cili u prit me shumë entuziazëm në atë kohë, pasi pritej një përparim i madh, por rënia e tretë nga kategoria në pesë vitet e fundit është shumë e vështirë për tifozët e klubit.
Kështu që ata përgatitën një protestë të madhe para ndeshjes së kampionatit të së shtunës kundër Barcelonës. Tifozët e klubit shtypën 60,000 kartëmonedha të falsifikuara me fytyrën e Ronaldos dhe mesazhin kryesor: “Ronaldo, shko në shtëpi!”.
Kartëmonedhat do t’u shpërndahen të gjithë spektatorëve në stadium dhe plani është që ato të hidhen në fushë njëkohësisht në minutën e 12-të të ndeshjes. /Telegrafi/