Jorgo Pëllumbi ka firmosur me Dritën në Kosovë siç edhe pritej së fundmi. “Panorama Sport” mëson detaje ekskluzive duke raportuar se kontrata e firmosur dje është 2-vjeçare. Sot pritet edhe prezantimi.
25-vjeçari do provojë kështu për herë të parë një eksperiencë në Kosovë, ndërsa ka bërë mirë në Shqipëri, Kroaci dhe Hungari.
Drita ka fituar përballë konkurrencës me Dinamon dhe Tiranën. Të dy klubet ishin po ashtu si alternativa në këtë merkato vere.
Pëllumbi ka mundësinë të luajë në arenën europiane. Kjo për faktin se Drita do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.