Erando Karabeci pritet të jetë lojtari më i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë arritur akordin për të rikthyer ish-kapitenin, që pritet të ndihmojë grupin me eksperiencën e tij.
Karabeci e nisi karrierën te Partizani, për të luajtur më pas te Tirana. Me bardheblutë e kryeqytetit kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
36-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Teutës. Në Durrës qëndroi për tre vite, para se të dilte lojtar i lirë.
Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri. Javën e ardhshme skuadra niset drejt Greqisë për fazën para fillimit të kampionatit.