Saliu Sembene u dëmtua në pjesën e dytë të ndeshjes me Teutën. Mbrojtësi është padyshim një goditje për trajnerin Mladen Milinkoviç. Partizani kishte gjetur qetësi me Sembenen dhe Marçelino Prekën në qendrën e mbrojtjes.
Ndeshja me Vllazninë mund të quhet e humbur tashmë për senegalezin. Sembene ra në sy, që u përfshi me pjesën tjetër të skuadrës për të pritur Albion Markun. Dhe nuk kishte veshur uniformën e skuadrës, si në çdo herë tjetër.
23-vjeçari u largua duke çaluar nga sfida e javës së dytë dhe mbetet për t’u parë sa do qëndrojë jashtë fushës së blertë. Sembene është tashmë prej katër vitesh pjesë e ekipit të parë të Partizanit. Vetëm Alban Hoxha ka më shumë kohë se shtatlarti te kryeqytetasit.
Për Sembenen nuk munguan ofertat gjatë kësaj merkato vere, megjithatë asnjë nuk përmbushi kërkesat e klubit të Superiores. Të kuqtë kanë ndërkohë alternative të tjera për qendrën e mbrojtjes si Janjeva, Bytyçi dhe Çipi.