Një tjetër ndryshim pritet të futet në botën e futbollit. Propozimi është të futet një “top i vdekur”. Në rast se portieri shpëton një gjuajtje nga pika e penalltisë, ose një lojtar godet shtyllën, loja do të ndalet në atë rast menjëherë.
Do të ishte një ndryshim rrënjësor krahasuar me sistemin e mëparshëm ku lojtarët mund të ndiqnin menjëherë topin.
Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit beson se ky ndryshim do t’u sillte dobi të dy ekipeve, sepse konsiderohet se ekipi që fiton penalltinë tashmë ka një avantazh të madh pasi lojtari është disa metra më afër se të tjerët.
Nëse këto propozime miratohen në takimin e IFAB në nëntor, atëherë një votim do të zhvillohej në mars të vitit të ardhshëm. Kjo do të siguronte që rregullat e reja të zbatohen tashmë në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026. /Sport Ekspres/