Nga Maringlen ZHIVANI

Ekipi i Prizrenit është ngjitur një Kategori më lart dhe sezonin e ardhshëm, do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës. Ky ekip i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ka siguruar ngjitjen një Kategori më lart, dy javë para fundit të kampionatit.

Edhe pse në përballjen e kësaj jave, ata u mposhtën nga Arbëria, rezultatet tjera bënë që ekipi i trajnerit shkodran Samuel Nikaj të sigurojë ngjitjen një Kategori më lart dy javë pa përfunduar kampionati. Tashmë, ajo që mbetet për t’u parë, kuptohet që është vetëm se kush do të jetë kampion, pasi Prizreni është në garë me Tefik Çangën.

Në fakt, ardhja e trajnerit Samuel Nikaj në krye të ekipit të Prizrenit në muajin janar, solli një ndryshim të madh në të gjitha aspektet dhe mbi të gjitha tek rezultatet.

Me Nikajn në pankinë, Prizreni në 12-ndeshje fitoi 11-rradhazi dhe tashmë, trajneri shkodran siguron sërish një tjetër sukses sa i takon ekipeve për ngjitjen një Kategori më lart. Me një “maestro” në pankinë si Samuel Nikaj, padyshim që objektivat janë të arritshme, pasi puna e tij flet qartë kudo ku ai shkon…(www.shkodrasport.com)